Skip to content

Real News

Menu
  • Home
  • News
  • World
  • Entertainment
  • Sport
  • Health
  • Culture
  • Tech
Menu

Kërkesa për të blerë Javelin, reagon Haradinaj: Lajm i vonuar me vite, Qeverisë i kanë tepruar milionat për blerjen e armatimit

Posted on January 12, 2024January 12, 2024 by admin

Kërkesa për të blerë Javelin, reagon Haradinaj: Lajm i vonuar me vite, Qeverisë i kanë tepruar milionat për blerjen e armatimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të krenohet për kërkesën ndaj SHBA-ve që të furnizohet me anti-tank Javelin.

Haradinaj ka thënë se që nga viti 2018 në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm.

Lexo Edhe:

Madje ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari se pse një kërkesë e tillë është vonuar.

”Po lexoj se si Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite! Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm”.

“Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Post Views: 248

Related

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Veprimi i Azemit e Alba habisin dasmorët në dasmën e Ilirianës dhe Adrit
  • Teksa rrjeti po zien me Iajmet ndaj tij, Luizi jep MESAZHIN e papritur për Kiarën!
  • Pamjet Iliriana si nuse sonte ,URIME MARTESA(VIDEO)
  • MBAHUNI DJEMA: Morena Taraku hap këmbët dhe ‘tranon’ fansat
  • Ja kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare Bardhit ..?!
©2025 Real News | Design: Newspaperly WordPress Theme