Skip to content

Real News

Menu
  • Home
  • News
  • World
  • Entertainment
  • Sport
  • Health
  • Culture
  • Tech
Menu

Humb jetën tragjikisht i riu nga Lipjani, u aksidentua në Shqipëri

Posted on January 16, 2024 by admin

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë Krujës, ku pas një aksidenti rrugor ka humbur jetën i riu nga Lipjani. Viktima e këtij aksidenti është 32-vjeçari, Gëzim Rizani.

Sipas Policisë së Shqipërisë në këtë aksident u përfshinë tri vetura mëngjesin e ditës së sotme.

“Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur edhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Njoftimi i plotë nga Komuna:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES RIZANI

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në emër të të gjitha institucioneve komunale, ngushëllon familjen Rizani nga fshati Kroimir, për vdekjen e Gëzim Rizani i cili humbi jetën në një aksident tragjik në trafik.

Lajm i trisht për vdekjen e parakohshme të Gëzimit, dhembje për të gjithë qytetaret e komunës tonë e më gjërë.

E nderuara familje Rizani,

Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata të cilët e njohën Gëzimin, ka përmbyllur telegramin e ngushëllimit Kryetari Ahmeti.

Ngushëllime!

Post Views: 570

Related

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Veprimi i Azemit e Alba habisin dasmorët në dasmën e Ilirianës dhe Adrit
  • Teksa rrjeti po zien me Iajmet ndaj tij, Luizi jep MESAZHIN e papritur për Kiarën!
  • Pamjet Iliriana si nuse sonte ,URIME MARTESA(VIDEO)
  • MBAHUNI DJEMA: Morena Taraku hap këmbët dhe ‘tranon’ fansat
  • Ja kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare Bardhit ..?!
©2025 Real News | Design: Newspaperly WordPress Theme