Skip to content

Real News

Menu
  • Home
  • News
  • World
  • Entertainment
  • Sport
  • Health
  • Culture
  • Tech
Menu

Humbi jetën nga përplasja e trenave, një rrugë në Greqi do të mbajë emrin e studentes shqiptare

Posted on January 16, 2024 by admin

Autoritetet vendore në Larisa kanë vendosur që një rrugë në këtë qytet të mbajë emrin e Klaudia Alexandra Lata, 20 vjeçares shqiptare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi.

Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia. Vajza ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut.

Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës, ekselente në të gjitha vitet. Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi, natën e 28 shkurtit 2023, duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik.

Prindërit e Klaudias në një prononcim për median kujtojnë se si i kërkuan të ndalojë pak ditë në Larisa për t’u çmallur, pasi nuk do të kishte leksione, por Klaudia refuzoi sepse donte të studionte. Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë dhe ndër rreth 60 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm, për të cilin akoma nuk ka asnjë të dënuar nga drejtësia greke.

Post Views: 455

Related

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Veprimi i Azemit e Alba habisin dasmorët në dasmën e Ilirianës dhe Adrit
  • Teksa rrjeti po zien me Iajmet ndaj tij, Luizi jep MESAZHIN e papritur për Kiarën!
  • Pamjet Iliriana si nuse sonte ,URIME MARTESA(VIDEO)
  • MBAHUNI DJEMA: Morena Taraku hap këmbët dhe ‘tranon’ fansat
  • Ja kush nga estrada i qëndroi pranë në kohët e vështira financiare Bardhit ..?!
©2025 Real News | Design: Newspaperly WordPress Theme